Trajneri i Laçit Qatip Osmani pas ndeshjes, Skënderbeu-Laçi 1-1: “E meritum pikën, por mund të merrnim edhe tre”!

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka folur për RTSH pas barazimit 1-1 përballë Skënderbeut në Korçë.

“Ne gjatë lojës kishim shumë oshilacione, ishte një periudhë kur dominonim e kur luanim dobët, e na rrezikonte kundërshtari. Në pjesën e parë ndodhi më shumë, në pjesën e dytë ishim më stabël dhe të kompletuar. Ndaj mendoj se e merituam golin.

Ne e kërkuam edhe me 1-1 golin, në fund të lojës insistuam përsëri që të gjenim golin. Sigurisht janë shenja mungese të eksperiencës. Megjithatë, lufta, dëshira për një rezultat të mirë e bëri të vetën.

Edhe në këtë ndeshje, edhe para saj e gjatë javës, kemi biseduar problemet, sepse jashtë na mungon me të vërtetë lufta dhe disiplina taktika që në ndeshjet e para të kampionatit i kishim. Kurse mendoj se sot në pjesën e dytë ia arritëm qëllimit dhe e shënuam golin ku ndoshta të ishim më insistues, duhej të kërkonim edhe golin e dytë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Laçit.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe