Foto Lajm – Edmond Dibra në spital, gazetarët sportiv të Shkodrës në mbështetje të kolegut të tyre. Të shkuara, mjeshtri i komentimit, rikthim edhe më i fortë!

Një shqetësim shëdetësor serioz i pasdites së djeshme ka shqetësuar komentatorin e njohur sportiv shkodran Edmod Dibra dhe familjen e tij, të cilët me interesimin e bluzave të bardha të Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë bërë transportimin e tij  në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i  nështrohet analizave dhe përkujdesjes së mjekëve ptofesionistë të kryeqytetit.

Nga sa bëhet e ditur, situata shëndetësore ka qënë jo pak e rënduar, por fatmirësisht, në orët e paradites së sotme, gjendja e tij ka pasur përmirësime të dukshme.

Gazetarët sportiv të shkodranë janë pranë kolegut të tyre të nderuar Edmond Dibra në mbështetje të kalimit të kësaj situate të vështirë shëndetësore. Me shpresë dhe bindje se gjithçka ka marrë rrugën e duhur të përmirësimit, urojmë rikthim sa më të shpejtë pranëfamiljes, por edhe prtanë mikrofonit të Radio Tiranës në përcjelljen e emocioneve të ndeshjeve të Vllaznisë nga stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës në emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

Gaspër MARKU

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe