Është konsideruar si një nga të rinjtë e perspektivës në radhët e kuqebluve, por në momentet e shpërthimit të tij, një dëmtim i mëparshëm e la për shumë kohë jashtë fushave të futbollit.
Testimet e para pas rikuperimit, Spahia i bëri në kampionatin kosovar ku pati një paraqitje të mirë, ndërkohë që për sezonin e ri futbollistik 2026-2027 u bë pjesë e Vllaznisë B, duke dhënë kontributin e tij maksimal në arritjen e 5 fitoreve radhazi dhe kryesimin e kampionatit të kategorisë së dytë.

Madje, në ndeshjen e fundit, atë të së shtunës së kaluar përballë KF Shiroka shënoi një supergol, pikërisht atë ditë që drejtuesit e klubit kuqeblu kishin vendosur rikthimin e tij në skuadrën e pare, aty ku është i gatshëm të japë më të mirën e tij për të bindur hungarezin Laszlo t’i japë besimin e tij në prapavijën e Vllaznisë.
Ndërkohë, sot ka ardhur edhe momenti i prezantimit të tij zyrtar nëpërmjet njoftimit të KF Vllaznia:
Flori Spahija rikthehet kuq e blu!
Sërish me fanellën e Vllaznisë, për të dhënë më të mirën për këto ngjyra dhe tifozët shkodranë.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Flori!
Gaspër MARKU


