KF Vllaznia, zyrtarizon Samuel Nikajn në postin e Drejtorit të AF Vllaznia

Përflitej prej disa ditësh për të marrë postin e drejtorit të AF Vllaznia, ndërkohë që mbrëmjen e sotme një gjë e tillë ka marrë formë zyrtare përmes njoftimit që KF Vllaznia ka bërë në faqen e institucionit.

“Samuel Nikaj, drejtori i ri i Akademisë Vllaznia!

Emërimi i tij është pjesë e strategjisë së klubit për zhvillimin e të rinjve, me fokus te zbulimi i talenteve, rritja e tyre sportive dhe edukative dhe krijimi i një rruge të qartë drejt ekipit të parë.

Akademia si themeli i së ardhmes së Vllaznisë. Synimi ynë është t’u japim talenteve të reja mbështetjen dhe mundësitë për të mbajtur me krenari fanellën kuq e blu, duke vijuar traditën e futbollit shkodran.

Suksese Samuelit dhe gjithë stafit të Akademisë në këtë mision! ”, shkruhet në njoftimin në fjalë.

Në këtë mënyrë, Samuel Nikaj rikthehet në shtëpi, aty ku përpos futbollit të luajtur, ka lënë gjurmë sidomos si trajner i moshave duke u shpallur kampion kombëtar me ekipet U-17 dhe U-19.

Karriera si trajner i Samuel Nikajt ka qënë e suksesshme sidomos në drejtimin e ekipeve të kategorisë së parë, i cilësuar si ekspert për kualifikimin e tyre në Superore, gjë që ka ndodhur disa herë në kampionatin e Shqipërisë dhe atë kosovar. Së fundmi, Saamuel Nikaj ishte në drejtimin e ekipit matjan Burreli, me të cilin mbylli bashkëpunimet për t’iu përgjigjur pozitivisht ofertës së Vllaznisë duke zëvendësuar në këtë post ish drejtorin sportiv të AF Vllaznia, Alban Hasani, i cili kaluar një shkallë më lart duke u emëruar drejtor sportiv i KF Vllaznia.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe