(Video) Shkodra pret për herë të parë Kampionatin Kombëtar të Radioamatorizmit në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”. Presidenti i FSHR Florian Gjonej, i kënaqur me pjesëmarrjen. Në garë edhe konkurues nga Austria

Shkodra ka një traditë të kahershme në sportin e Radioamatorizmit, ku ekipet me Vllaznisë janë shpallur kampion su dhe kanë fituar medaljet e arta në Spartakiadat Kombëtare.

Është kjo arsyeja që Federata Shqiptare e Radioamatorizmit e cila drejtohet nga një djal shkodran si Florian Gjonej, ka zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar Kampionatin e 9‑të Kombëtar të Radioamatorizmit në disiplinën “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, i cili zhvillohet për herë të parë në harkun kohor të 40 viteve në këtë disiplinë.

Dhe, për të shkuar më tej, vendi i organizimit të kampionatit është Fshati i Paqes, aty ku ekipet pjesëmarrëse janë akomoduar për t’u trajtuar në të katër ditët e aktivitetit. Një qendër e hapur, kjo për njerëzit, idetë dhe iniciativat që sjellin vlerë. Hapësirat e tij të brendshme dhe të jashtme janë të organizuara në mënyrë funksionale, duke ofruar ambiente për punë, trajnim, aktivitete sportive, takime, seminare dhe evente të ndryshme. Qetësia e zonës, larg zhurmës së qytetit, e bën këtë vend ideal për përqendrim, mësim dhe zhvillim.

Ashtu si në Kampionatet Kombëtare të zhvilluara në vitet 2023, 2024 dhe 2025, programi i kampionatit zhvillohet sipas Rregullores së FSHR-së për Kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë”, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të IARU-së për këtë disiplinë sportive dhe përfshin garat e mëposhtme: Garat e MARRJES së grupeve me Shkronja, Numra dhe Tekst Mix, Garat e TRANSMETIMIT të grupeve me Shkronja, Numra dhe Tekst Mix, Gara praktike MARRJA E SHENJAVE TË THIRRJES SË RADIOAMATORËVE, me programin RufzXP, Gara praktike SIMULIMI I CONTEST-it, me programin Morse Runner.

Përpara fillimit të garaveve, paraditen e së shtunës është zhvilluar ceremonia e hapjes së aktivitetit, ku sportistët pjesëmarrës i përshëndeti presidenti i Federatës Shqiptare së Radioamatorizmit, Florian Gjonej si dhe kryetari i Shoqatës së Radioamatorizmit Shkodran, Andi Kola, ceremoni kjo që u shoqërua edhe me një përshëndetje nga përfaqësuesit e radioamatorizmit të ardhur nga Austria, të cilët dorëzuan një dhuratë simbolike për Federatën Shqiptare të Radioamatorizmit. Më pas ka ardhur momenti i konkurimit, ku sipas programit, dmonstrimet e radioamatorëve janë zhvilluar paradite dhe pasdite.

Me një program të tillë, do të vazhdohet edhe në ditën e dytë, në përfundim të së cilës, krahas fituesve, mbrëmjen e së dielës, gjatë ceremonisë së mbylljes, është planifikuar dekorimi për katër veteranë të nderuar të Vllaznisë kampionë në vite të këtij sporti, Gac Puka dhe Esat Banushi(pas ndeshjes), si dhe Enver Fresku dhe Salih Bushati.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, presidenti i Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, shkodrani Florian Gjonej, vlerësoi faktin që ky kampionat vjen për herë të parë në qytetin e Shkodrës për këtë disiplinë, ndërkohë që shpreu bindjen se rezultatet do të jenë të larta.

(Video) Pamjet nga ceremonia e hapjes së kampionatit si dhe prononcimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Radioamatorizmit, Florian Gjonej, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe