Abissnet Superiore, sot në fushë mje tre përballje interesante: TIRANA-EGNATIA(13:30), SKËNDERBEU-VLLAZNIA(18:30), ELBASANI-LAÇI(18:30)

Abisnet Superiore do të vijojë këtë të diel me zhvillimin e tre ndeshjeve të javës së dhjetë,ku në program jan përballje interesante që pritet të ndikojnë në ecurinë e skuadrave në kampionat.

Gjithçka do të nisë në orën 13:30 me sfidën Tirana-Egnatia. Bardheblutë do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv ndërsa kampionët e Egnatias synojnë të vijojnë garën në pjesën e sipërme të renditjes.

Dy takimet e tjera janë programuar për orën 18:30. Në Korçë Skënderbeu do të përballet me Vllazninë në një duel mes dy skuadrave me objektiva të rëndësishëm ndërsa në Elbasan vendasit do të presin Laçin, në një përballje ku të dyja ekipet do të kërkojnë pikë të vlefshme për pozicionimin në klasifikim.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 10-të Abissnet Superiore:

TIRANA-EGNATIA 13:30 (NË VORË)

ELBASANI-LAÇI 18:30

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 18:30

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe