Besa ka marrë tri pikët përballë Pogradecit në një ndeshje ku gjithçka nisi mirë për vendasit, të cilët ndërlikuan shumë pozitat e tyre në fundin e saj.
Takimi i vlefshëm për javën e 9-të të Kategorisë së Parë, i transmetuar në RTSH Sport HD, nisi menjëherë mirë për verdhezinjtë, të cilët gjetën avantazhin me Prengajn që në minutën e parë.
Për të festuar katër golat e tjerë të këtij takimi sportdashëse iu desh të prisnin pjesën e dytë ku Besa dërgoi shifrat 3-0 falë Ruzgis (68’) dhe Zekolli (71’).
Kur të gjithë menduan se Besa do të merrte tri pikë të lehta Pogradeci reagoi me Balliun (81’) dhe Chinëendu (85’).
Me fitore i kanë mbyllur ndeshjet e tyre të javës së nëntë edhe Besëlidhja, Bylis dhe Kastrioti, të cilët mundën respektivisht, Orikun, Burrelin dhe Korabin.
Pas nëntë javësh kampionat Besa merr vendin e parë me 17 pikë ndërsa Pogradeci mban vendin e katërt me 14 pikë.


