Abisnet Superiore, mbyll sot javën e dhjetë me dy përballje interesante: Vora-Dinamo(13:30) dhe Teuta-Partizani(18:30)

Kampionati Abisnet Superiore do të vijoi sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të. Në program jan dy përballje interesante ku skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.

Sfida e parë do të luhet në orën 13:30 ku Vora do të përballet me Dinamon.

Një takim ku vendasit do të synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë ndërsa dinamovitët kërkojnë një rezultat pozitiv.

Në orën 18:30 do të luhet dueli i fundit i javës së dhjetë Teuta-Partizani. Një përballje mes dy skuadrave me traditë në futbollin shqiptar që premton rivalitet dhe emocione.

Më herët, pasditen e djeshme u luajtën tre takimet e para të javës së 10-të duke regjistruar këto rezultate: Tirana-Egnatia 1-2, Skënderbeu-Vllaznia 1-1 dhe Elbasani-Laçi 2-1.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 10-të Abissnet Superiore:

Dje           

Tirana-Egnatia 1-2

Skënderbeu-Vllaznia 1-1

Elbasani-Laçi 2-1

Sot

Vora-Dinamo(13:30)

Teuta-Partizani918:30)

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe