Partizani triumfon në transfertë ndaj Teutës, Atanasakoski vendos fatin e sfidës/Superiore, java e 10-të

Teuta-Partizani 0-1(Shënues: David Atanasakoski 58’)

Partizani ka mar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Teutës duke triumfuar me rezultatin 0-1 në stadiumin “Niko Dovana” në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të Abisnet Superiore.

Një sfidë e luftuar mes dy skuadrave ku rastet për shënim nuk munguan. Teuta ishte pranë avantazhit që në minutën e 10-të kur Boçi goditi traversën pas një goditjeje nga e djathta,ndërsa pak më vonë Qirko dhe Bernardoni u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre vendimtare.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në fraksionin e dytë Partizani arriti të gjente rrugën e rrjetës. Në minutën e 58-të Atanasakoski u shkëput nga detyrat mbrojtëse,doli në ndihmë të sulmit dhe me një goditje të fortë nga distanca mposhti portierin Bernardoni,duke i dhënë avantazhin skuadrës së kuqe.

Pas golit Teuta u përpoq të reagonte dhe krijoi disa mundësi për të barazuar. Arifi dhe Pedro provuan të rrezikonin portën e Qirkos,por gardiani i Partizanit u tregua vendimtar në disa momente. Edhe Daci pati një mundësi të mirë në minutën e 75-të,por goditja e tij përfundoi fare pranë trekëndëshit.

Sfida u bë edhe më e vështirë për durrsakët në minutën e 83-të kur Përgjoni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë,duke lënë Teutën me dhjetë futbollistë. Në minutat e fundit vendasit tentuan të ushtronin presion por Partizani administroi avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu të kuqtë largohen nga Durrësi me tri pikë të rëndësishmebndërsa Teuta mbetet me shijen e hidhur të një humbjeje në shtëpi pavarësisht rasteve të krijuara gjatë takimit.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe