Universitatea Craiova-Egnatia, 2-0(Shënues: Cicâldău 24’, Bancu 32’)
Egnatia ka pësuar një humbje 2-0 përballë Universitatea Craiova në raundin e tretë të grupit në Conference League, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Në “Ion Oblemenco” (Craiova), rrogozhinasit e nisën vrullshëm takimin, duke ushtruar presion, me Adjesan që kishte mundësinë e parë për shënim.
Rumunët arritën të futen në lojë me kalimin e minutave dhe në minutën e 24-t zhbllokuan sfidën me një gol të shënua nga Cicâldău, ndërsa 8 minuta më vonë dyfishuan shifrat me Bancu.
Nuk munguan mundësitë e shënimit në pjesën e dytë, me rumunët mjaft kërkues, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Egnatia në minutën e 82-të mbeti me 10 lojtarë, Bitri u largua nga fusha e lojës pasi u ndëshkua me dy kartona të verdhë.
Kjo është humbja e parë për Egnatian që mbetet në kuotën e 2 pikëve, dy barazime. Universitatea Craiova ngjitet në kuotën e 7 pikëve.


