Emmanuel Obinna Nëokporo dhe Sokol Uldedaj të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës së 11-të-Abissnet Superiore

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet e futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë të kampionatit.

Formacioni është ndërtuar me skemën 1-3-4-3. Egnatia kryeson me tre futbollistë, ndërsa Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë në formacion.

Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Andrey Yago (Egnatia), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Aleksandar Jovicic (Partizani).

Mesfusha përbëhet nga Roëan Human (Partizani), Altin Kryeziu (Egnatia), Emmanuel Obinna Nëokporo dhe Sokol Uldedaj (Vllaznia). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Fernando (Egnatia), Bismark (Skënderbeu) dhe Freddy Alvarez (Tirana).

Trajneri më i mirë i javës së 11-të është përzgjedhur Dean Klafurić i Tiranës.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe