Kupa e Shqipërisë-Skënderbeu dhe Laçi kërkojnë kualifikimin, kupa si një mundësi për të rikthyer besimin

Skënderbeu dhe Laçi do të zbresin sot në fushë për të zhvilluar dy ndeshjet e para të vlefshme për turin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë.

Nga Korça në Kurbin të dyja përballjet do të nisin në orën 13:00 me skuadrat e Kategorisë Superiore që synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj dhe ajo e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani konsiderohen favorite në letër teksa përballë do të kenë Apoloninë dhe Shirokën dy ekipe që militojnë në Kategorinë e Dytë.

Diferenca mes skuadrave është e dukshme në aspektin e kategorisë por Kupa e Shqipërisë ka treguar shpesh se rezervon surpriza dhe se favoritët duhet ta fitojnë kualifikimin në fushën e lojës.

Përtej objektivave në kampionat ku të dyja skuadrat synojnë të realizojnë pritshmëritë e sezonit kupa përfaqëson një tjetër mundësi për të ecur përpara dhe për të lënë gjurmë.

Skënderbeu dhe Laçi kërkojnë të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion ndaj sfidat e sotme jan një mundësi e mirë për të treguar potencialin dhe për të konfirmuar ambiciet.

Në një moment kur sezoni nuk ka qenë gjithmonë i lehtë këto përballje mund të shërbejnë edhe si një pikë kthese.

Një paraqitje bindëse dhe një rezultat pozitiv do të ndihmonin në rritjen e besimit dhe në krijimin e një atmosfere më të mirë brenda skuadrave.

Më vendimtare duket kjo sfidë për Laçin kjo pasi ecuria e kurbinasve në kampionat është shoqëruar me oshilacione të shpeshta dhe përballja me Shirokën mund të jetë rasti i duhur për të reaguar.

Për bardhezinjtë fitorja nuk do të kishte vlerë vetëm për vazhdimësinë në Kupë,por edhe për të rikthyer qetësinë dhe për tu futur në rrugën e rezultateve pozitive.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe