Lajm i mirë-Rikthehet bashkëpunimi Beci-Xhaferi. Kryebashkiaku pret stafin e Vllaznisë:“ Bashkëpunimi ynë do të vijojë ngushtësisht, sepse Vllaznia është më shumë se një skuadër futbolli. Është histori, traditë dhe krenari e gjithë Shkodrës!”

Bashkia Shkodër-KF Vllaznia, do të vijojnë bashkëpunimin në shërbim të futbollit shkodran. Ky është lajm i mirë për të dy palët, si dhe në veçanti për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, dhe kryesisht për tifozërinë e zjarrtë shkodrane, e cila jeton non top me futbollin.

Themi, lajm i mirë, sepse për hirë të së vertetës mes dy palët pati një “luftë të ftohtë” në distancë, shkak i së cilës siç e kemi përjetuar mediatikisht të gjithë u pat bërë një koncert i planifikuar nga këngëtari Bujar Qamili për ta zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, i cili, më shumë nga keqkuptimi sesa nga deklaratat e përcjella nga të dyja palët, mbajti në distancë KF Vllaznia me Bashkinë Shkodër.

Edhe pse në raporte të tilla, vetë kreu i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe pjesëtarë të stafit të tij, me praninë e tyre në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi”, por edhe në ndeshjet jashtë kanë vijuar të jenë në mbështetje të Vllaznisë, duke përfshirë këtu edhe investimet në infrastruturën e stadiumit.

Ndërkohë, pasditja e sotme, kur kryebashkiaku Benet Beci, ftoi në zyrën e tij stafin e kuqebluve, presidentin e KF Vllaznia Alban Xhaferi, trajnerin hungarez Csaba Laszlo, kapitenin Bekim Balaj, së bashku me praninë edhe të nënkryetarit Bekim Mema, gjërat, jo vetëm që janë normalizuar, por është garantuar një bashkëpunim shumë më i afërt në shërbim të futbollit shkodran. Gjë të cilën e përcjell më së miri edhe vetë postimi në rrjetet sociale i kreut të Bashkisë, Benet Beci.

“Me kënaqësi prita sot në zyrën time presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, së bashku me trajnerin hungarez Csaba László dhe kapitenin e skuadrës, Bekim Balaj.

I urova mirëseardhjen trajnerit në Shkodër, në një qytet që futbollin e ka në gen, e jeton me pasion dhe e ka pjesë të pandashme të historisë dhe identitetit të tij.

Gjatë takimit biseduam për ecurinë e deritanishme të skuadrës kuqeblu, objektivat e saj, por edhe për angazhimin e vazhdueshëm të Bashkisë Shkodër në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve në stadiumin “Loro Boriçi”, shtëpinë e Vllaznisë.

Mbetemi të angazhuar për të garantuar kushte sa më të mira në këtë impiant sportiv, si në tapetin e blertë, ashtu edhe në ambientet e dedikuara për tifozët tanë të mrekullueshëm, që janë forca dhe krenaria e Vllaznisë.

I urova suksese drejtuesve, stafit teknik dhe futbollistëve në rrugëtimin e tyre, me besimin se do ta çojnë gjithnjë e më lart emrin e Vllaznisë dhe të Shkodrës.

Bashkëpunimi ynë do të vijojë ngushtësisht, sepse Vllaznia është më shumë se një skuadër futbolli. Është histori, traditë dhe krenari e gjithë Shkodrës! ❤️💙, shkruan kryebashkikau Benet Beci.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe