Më herët, Veriu Sport ka përcjellë lajmin që Rocco Vata, djali i ish kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, pati debutimin e tij të parë me kombëtaren e madhe të Irlandës, kombëtare që e lidhë me pasaportën që disponon nga nënë e tij irlandeze.
Emocionet e Rocco Vatës, me festimet që bën pas ndeshjes me pjesëtarët e familjes, nënën, tezen, gjyshen, shoqen e tij si dhe menaxherin e futbollit Marjo Cenolli, bashkëpunëtor dhe mik i familjes Vata, i përcjell Veriu Sport me fotot e dërguara ekskluzivisht nga Irlanda për portalin tonë.



