(Video) Mundje-Viti 2026, më i miri për ekipet e Vllaznisë! Pas sukseseve me ekipet e moshave, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Altin Anza shkëlqejnë edhe me të rriturit

Për ekipet e mundjes Vllaznia, viti 2026 konsiderohet më i miri i viteve të fundit. Kjo për faktin se gjatë këtij vitit ekipet kuqeblu kanë bërë një përfaqësim shumë të mire.

Sukseset e mundësve kuqeblu nisin me ekipet e moshave U15, U17, U20 duke u shpallur kampion kombëtar si ekip, si dhe duke shpallur Enis Anzën si mundësin më të mirë të kampionatit U17.

Ndërkohë, suksesi më i fundit është në konkurimin e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së të rriturve, garat e të cilit u zhvilluan në Tiranë.

Mundësit e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Altin Anza u ngjitën që të gjithë në podium duke u vlerësuar me vende nderi, ndërkohë që në konkurimin ekipin Vllaznia meritoi vendin e tretë.

Maldin Camaj ishte më i spikaturi ndër pjesëtarët e formacionit kuqeblu, një mundës ky i cili krahas konkurimit në tapet, gjatë viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e trajnerit. Camaj konkuroi në peshën deri në 70 kg duke u renditur i dyti.

Figurë të mirë sportive bënë edhe Eglis Mhillaj në peshëm 65 kg, Sidrit Bajrakujtaj pesha 74, Besnik Demushi në peshën pesha 92 kg, Albert Bjeshkeza në peshën super të rëndë 125 kg, që të gjithë të renditur në vendin e tretë, ndërkohë që Izmir Erkoçeviç është i katërt në peshën.97 kg.

Rezultatet teknike të mundësve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar për të rritur

Rezultatet individuale:

Eglis Mhillaj – 65 kg, vendi i tretë

Maldin Camaj – 70 kg, vendi i dytë

Sidrit Bajrakurtaj – 74 kg, vendi i tretë

Besnik Demushi – 92 kg, vendi i tretë

Izmir Erkoçeviç – 97 kg, vendi i katërt

Albert Bjeshkeza – 125 kg, vendi i tretë

Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë se këto rezultate janë arritur në kushte stërvitore shumë të vështira, sepse siç e kemi cituar edhe në kronikat e mëparshme, ekipet e mundjes së Vllaznisë stërviten në një dhomë të pallatit të sporteve “Qazim Dervishi”, e cila është modifikuar të shërbejë si palestër.

Ndaj, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i Vllaznisë, Altin Anza shpreh shqetësimin e tij duke theksuar se një gjendje e tillë vazhdon prej 20 vitesh. Në apelin e tij, trajneri Anza, kërkon nga Bashkia Shkodër vënien në shfrytëzim të kampatave të planifikuara poshtë shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi”, ndërkohë që kërkon një rishikim edhe të trajtimit financiar të sportistëve, fond i cili i rezervuar për të gjithë ekipin nuk mjafton sikur të ishte për vetëm një sportist.

Pjesë e Kampionatit Kombëtar të Mundjes për të rritur, ishte edhe arbitri shkodran, ish mundësi i Vllaznisë, Pal Marku, i cili në përfundim të aktivitetit u vlerësua me një diplomë përkatëse për nivelin professional të gjykimit.

(Video) Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të mundjes Vllaznia Altin Anza si dhe pamje nga ndeshjet e mundësve shkodranë në Kampionatin Kombëtar të të rriturve zhvilluar në Tiranë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe