Vllaznia mposht Partizanin në transfertë 0-1. Vendos goli i kapitenit Bekim Balaj me penallti. Superiore, java e 12-të

Partizani-Vllaznia 0-1(Shënues: Bekim Balaj 57’(p)

Vllaznia ia ka dalë të marrë një fitore dhe tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur në transfertë Partizanin me rezultatin 0 me 1.

Fatin e takimit e ka vendosur një penallti e akorduar në favor të kuqebluve në minutën e 57-të të cilën e shndërroi në gol goleadori dhe kapiteni i Vllaznisë.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se pjesa e parë u mbyll në barazim 0 me 0, por me Partizanin që arriti të shënojë në të 43-tën, por goli u anolua nga sistemi VAR për prekje të topit me dorë nga ana e sulmuesit të të kuqve.

45 minutëshi i dytë i kësaj ndeshje ishte edhe më e bukur, jo vetëm për golin e shnuar nga kuqeblutë, por edhe për episode të tjera interesante në dy portat respektive.

Kartoni i kuq i akorduar nga kryesori Laver Allan ë minutën e 76-të në dëm të Emanuel Obina, i dha më shumë terren vendasve, të cilët i shtuan edhe më shumë veprimet sulmuese, por siguria e portjerit shkodran Aron Jukaj frenoi Partizanin që të gjente rrugën e rrjetës.

Në këtë mënyrë, Vllanzia largohet nga kryeqyteti me tre pikë shumë të rëndësishme të cilat e çojnë atë në kuotën e 15-të pikëve duke u ngjitur në vendin e gjashtë, aty ku për momentin  është objektivi i kuqebluve.

Ndërkohë, me humbjen e pësuar në shtëpi, Partizani mbetet në kuotën e 10-të pikëve duke mbajtur vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe