(Video) Të dielën, ora 10:30, në “Reshit Rusi”, kryendeshja e Superligës U19, Vllaznia-Laçi. Trajneri kuqeblu Haris Lika fton tifozët shkodranë të mbështesin skuadrën në përballjen me kurbinasit kryesues të klasifikimit

Superliga e moshave në futboll për kategorinë U19 ka rezervuar një sfidë shumë interesante për javën e fundit të kampionatit. Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Haris Lika dhe Khaled Hoxha pret në stadiumin “Reshit Rusi” Laçin kryesues të tabelës së klasifikimit.

Një sfide kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, kurbinasit për të mos e lëshuar kreun, të cilin e mbajnë me 16 pikë, dhe Vllazninë e shtata me 10 pikë që kërkon të ngjitet më lart në renditje.

Kamera e Veriu Sport ndoqi nga afër seancën e fundit stërvitore të kuqebluve, dhe në fund realizoi një intervistë me trajnerin Haris Lika.

Njëshi i pankinës së 19-vjeçarëve bëri të ditur se skuadra e tij e ka shfrytëzuar maksimalisht periudhën e ndërprerjes së kampionatit dhe është gati të ndalë Laçin kryesues. Për ta kurorëzuar me sukses këtë ndeshje, tekniku Lika fton tifozët kuqeblu ta mbështesin skuadrën në shkallët e stadiumit “Reshit Rusi”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë U19 Haris Lika si dhe pamje nga seanca stërvitore e skuadrës kuqeblu, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe