(Video) Futboll Femra-Vllaznia rikthehet te fitorja, mund Atletik Klub Shkodra 9-0, por mbetet përsëri në vendin e katërt të rentitjes. Teuta sfidon Apoloninë dhe i merr kreun e renditjes

Vllaznia e futbollit femra rikthehet tek fitorja. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga tekniku Nikolin Leka mundi thellësisht 9-0 Atletik Klub Shkodra.

Derbi mes dy skuadrave të qytetit të Shkodrës i vlefshëm për javën e pare të fazës së dytë, e teta sipas radhës, u luajt në stadiumin “Reshit Rusi”, ku golat për ekipin kuqeblu mbajnë firmat e  Megi Doçit(4), Klaudia Borçi(3), Ecrin Ileri, Rosela Vasa.

Në ndeshjet e tjera të javës së tetë të Superligës së futbollit vajza,  Teuta sfidoi rivalen Apolonia duke e mundur me rezultatin 2 me 0 dhe njëkohësisht  i merrë vendin e parë në klasifikim me 21 pikëve duke lënë fieraket pas Apoloninë, që mbetet me të njëjtin numër pikësh, por zbret në vendin e dytë..

Një fitore të thellë regjistroi Egnatia duke mundur thellësisht 12-0, Lushnjën, ndërsa Partizani mposhti 4-0 Kinostudion.

Pas javës së tetë, Teuta kryeson me 21 pikë, po aq sa Apolonia, ndërsa Partizani renditet i treti me 18 pikë. Vllaznia është e katërta  me 15 pikë, për të vijuar me  Egnatian që ka 12 pikë, Kinostudio me 6, Atletik Klub me 3 dhe Lushnja pa pikë.

Rezultatet e javës së 8 të Superligës futboll vajza:
Lushnja 0-12 Egnatia
Vllaznia 9-0 Atletik Klub
Kinostudio 0-4 Partizani
Teuta 2-0 Apolonia

Klasifikimi pas javës së tetë
Teuta 21 pike
Apolonia 21 pike
Partizani 18 pike
Vllaznia 15 pike
Egnatia 12 pike
Kinostudio 6 pike
Atletik Klub 3 pike
Lushnja 0 pike

(Video) Pamje nga ndeshja(golat) Vllaznia-Apolonia e fituar nga kuqeblutë 9-0. Mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe