Është zbardhur kalendari i javës së 13-të të kampionatit Abisnet Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret e pesë përballjeve të kësaj jave të cilat do të zhvillohen në tri ditë të premten të shtunën dhe të dielën.
Java do të startoj të premten me dy ndeshje interesante ku në orën 13:30 Tirana do të përballet me Skënderbeun ndërsa në orën 18:30 do të luhet supersfida Dinamo-Partizani.
Të shtunën programi do të vijoi me dy takime të tjera teksa në orën 13:30 Vora do të pres Teutën ndërsa në orën 16:00 do të luhet dueli mes Vllaznisë dhe Laçit.
Java e 13-të do të mbyllet të dielën me përballjen Egnatia-Elbasani e programuar për t’u zhvilluar në orën 18:30.
Një javë me përballje të rëndësishme për skuadrat e elitës së futbollit shqiptar të cilat do të kërkojnë pikë të vlefshme në garën e kampionatit.
Kalendari i Javës së 13-të Superiore:
E premte(27.11.2026)
Dinamo – Partizani, Ora 18:30
E shtunë(28.11.2026)
Tirana – Skënderbeu, Ora 13:30
Vora – Teuta, Ora 13:30
Vllaznia – Laçi, Ora 16:00
E diel(29.11.2026)
Egnatia – Elbasani, Ora 18:30
Fatos LAMAJ


