Sfida hapëse e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë, ka qënë ajo e luajtur pasditen e djeshme në mes Pogradecit dhe Ilirinë, takim i cili u mbyll me fitoren e pogradecarave me rezultatin e pastër 3 me 0.
Po dje, ishte e planifikuar të luhej edhe sfida tjetër e kësaj kategorie në mes Flamurtarit dhe Beses së Kavajës, kushtet e vështiraa atmosferike me reshje të dendura shiu kanë detyruar arbitrat ta anulojnë për t’u zhvilluar në një ditë tjetër
Ndërkohë, sot, e shtunë, Kampionati i Kategorisë së Parë vijon me ndeshjet e tjera të javës së 12-të ku tetë skuadra do të zbresin në fushë për katër përballje interesante.
Të gjitha takimet do të nisin në orën 13:30 duke premtuar emocione në disa prej stadiumeve të vendit.
Vëmendja kryesore është përqendruar në Lezhë aty ku Besëlidhja pret Kukësin në një duel me rëndësi për objektivat e të dyja skuadrave.
Një përballje që pritet të jetë e luftuar është edhe ajo në Kavajë ku Sopoti do të përballet me Bylisin.
Vendasit kërkojnë pikë të rëndësishme ndërsa ballshiotët synojnë të mbeten në garën për kreun.
Në ndeshjet e tjera Kastrioti do të pres Burrelin në shtëpi ndërsa Korabi udhëton për t’u përballur me Orikun.
Në garën për kreun Pogradeci mban aktualisht vendin e parë i ndjekur nga Besa.
Ndërkohë lufta për zonën e “play-off” është mjaft e hapur me Ilirinë,Bylisin,Kukësin dhe Flamurtarin që synojnë të jenë mes skuadrave pretendente teksa në garë mbeten gjithashtu edhe Besëlidhja dhe Korabi.
E fortë paraqitet edhe beteja në fundin e renditjesku çdo pikë merr një rëndësi të veçantë.
Diferenca mes Kastriotit dhe Sopotit është vetëm katër pikë ndërsa Oriku duket se ka mbetur disi larg pritshmërive të fillimit të sezonit.
Një e shtunë me shumë rëndësi për ecurinë e kampionatit ku rezultatet mund të sjellin ndryshime si në garën për kreun ashtu edhe në luftën për mbijetesë.
Kalendari i javës së 12-të
Dje(E premte)
Pogradeci – Iliria, 3-0
Flamurtari – Besa, e shtyrë
Sot(E shtunë)
Besëlidhja – Kukësi, 13:30
Oriku – Korabi, 13:30
Sopoti – Bylis 26 13:30
Kastrioti – Burreli 13:30
Fatos LAMAJ


