Vllaznia U19-Partizani U19 2-3(Shënues: Erman Pishtari 72’, 85’/Erald Rrenga 35’, 52’, Onesti Nela 61’)
5 gola ka prodhuar dueli i Superligës U19 në përballjen Vllaznia-Partizani, takim ky i luajtur mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.
3 prej tyre kanë qënë në portën e Vllaznisë dhe 2 në atë të Partizanit duke bërë që Partizani të largohet me fitore 2 me 3 nga Shkodra.
Për t’u theksuar është fakti, se në këët ndeshje kemi pasur dy futbollsitë që shënuan nga dy gola, fillimisht Erald Rrenga i Partizanit, përkatësisht në minutat 35 dhe 52 dhe më pas i është kundrapërgjigjur futbollisti kuqeblu Erman Pishtari më dy gola të tillë në minuta 72 dhe 85.
Por, të kuqtë e Partizanit, i janë falur golit të shënuar nga Onesti Nela, që ishte i treti për to, gol me të cilin arritën fitoren 2 me 3.
Ndeshja në fjalë ishte për llogari të javës së parë të fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për superligën e futbollit të moshave U-19.
Pas kësaj jave, tabelën e klasifikimit e kryeson Vora me 18 pikë, ndërkohë që Vllaznia është e teta me 11 pikë.
(Video) Pamjet nga ndeshja Vllaznia U19-Partizani U19(2-3), si dhe pronononcimet e dy tranerëve kundërshtarë, Haris Lika i Vllaznisë dhe Fatjon Muhameti të Partizanit, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


