Saturday, June 21, 2025

Miqësore Kosovë-Shqipëri, veteranët e futbollit nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Lexo

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo vëllazërore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike për të nderuar legjendën Vokrri.

Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit të famshëm dhe ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta 3 vjet më parë.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Perlat Musta, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodian Duro, Altin Lala, Agustin Kola, Haxhi Ballgjini, Bedri Omuri, Redi Jupi, Luan Pinari, Afrim Tole, Ervin Bulku, Sokol Kushta, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Arjan Peço dhe Altin Haxhi, ndërsa në stol do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 po në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri dt.23.07.2021:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img