Tuesday, July 23, 2024

Lajm i mirë kër kuqeblutë. Drejtuesit verifikojnë rregulloren, dyshja Adili-Gjurgjeviç nuk janë të penalizuar, luajnë në Qipro

Lexo

Kartonat e verdhë të marrë në ndeshjen e fundit ndaj ekipit boshnjak NK Siroki Brijeg nga ana e mbrojtësit Mevlan Adili dhe sulmuesit Fahrudin Gjurgjeviç krijuan një shqetësim më vete për për drejtuesit e Vllaznisë.

Shqetësimi i parë kishte të bënte në fakt për mënyrën se si u morën. Jo se nuk ishin të merituar, pasi në këtë rast nuk kishte të bënte fare me drejtësinë e arbitrit, por me pakujdesinë dhe shpërdorimin e veprimeve në fushën e lojës, Gjurgjeviç me heqje të fanelës në rastin e shënimit të golit dhe Adili me një faull të panevojshëm në mesfushë.

Shqetësimi idytë kishte të bënte me një sinjal që mbërriti në klubin kuqeblu për penalizimin e tyre për ndeshjen e ardhshme, gjë që krijonte problem jo të vogël për stafin teknik në ndërtimin e formacionit.

Megjithatë, gjatë verifikimit që i bënë rregullores në lidhje me kartonat e verdhë, drejtuesit kuqeblu konstatuan se dyshja, Adili-Gjurgjeviç janë të ngarkuar me vetem dy kartonë të verdhë. Që do të thotë se ato nuk janë të penalizuar për të luajtur ndeshjen e parë të turit të dytë në Qipro përballë AEL Limassol.

Ky është një lajm shumë i mirë për teknikun Thomas Brdariç dhe kolegët e stafit teknik, Plori dhe Lekiqi, pasi do të ketë komoditetin për të ndërtuar formacionin duke pasur në dispozicion edhe dy titullarët në fjalë, Adili-Gjurgjeviç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img