Moment tronditës në ndeshjen midis marokenit, Baalla dhe neozelandezit Nyika, me të parin që imiton “Iron Mike”
Ishte 27 qershor 1997 kur bota e sportit u trondit nga kafshimi i veshit që Mike Tyson i bëri Evander Holyfield, ndërsa boksieri maroken Youness Baalla donte të imitonte “Iron Mike” në Lojërat Tokyo 2020. Gjatë ndeshjes së raundit të 16 të finaleve (pesha e rëndë ) kundër boksierit nga Zelanda e Re, David Nyika, marokeni Baalla, i irrituar nga ecuria e ndeshjes, u përpoq të kafshonte kundërshtarin e tij!
Nyika reagoi menjëherë dhe iu ankua gjyqtarit i cili nuk e ndërpreu ndeshjen pa sanksionuar boksierin maroken. Në fund boksieri nga Zelanda e Re fitoi konkursin duke deklaruar: “Unë nuk mendoja se ai do arrinte kaq larg. U përpoq të më kafshonte mollëzën… ndoshta ai thjesht mori një frymë djerse”.