Saturday, May 18, 2024

Teuta e Edi Martinit përmbys rezultatin në Andorra nga 0-2 në 0-3 dhe kualifikohet në Turin e tretë të Conferencë League

Lexo

Kampionët e Shqipërisë kanë arritur të përmbysin gjithçka në Andorra, duke arritur një fitore 3-0 përballë Inter D’Eskaldes

Teuta ia ka dalë mbanë, ka realizuar përmbysjen e madhe në Andorra përballë Inter D’Eskaldes duke siguruar kualifikimin për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Një fitore 3-0 në ndeshjen e kthimit, pikërisht në shtëpinë e kundërshtarit, ka bërë që të harrohet ajo humbje 0-2 e një jave më parë në “Niko Dovana” dhe të festohet suksesi. Në raundin e tretë e pret skuadra irlandeze, Shamrock Rovers.

Nën një ritëm jo shumë premtues, megjithatë, durrsakët kanë arritur të zhbllokojnë sfidën në minutën e 25-të të takimit. Kotobelli nga e majta ka dërguar një top në zonë, që është shfrytëzuar maksimalisht nga sulmuesi Plaku në shtyllën e dytë, 1-0. Minuta apatike deri në përfundimin e pjesës së parë, me Teutën më kërkuese, por pa qartësinë dhe freskinë e duhur në lojë.

E njëjta pamje dhe në pjesën e dytë, me durrsakët në kërkim të golit dhe kundërshtarin që bën gjithçka për të ulur ritmin e lojës dhe për të ruajtur rezultatin. Gjithsesi, bregdetarët kanë arritur të gjejnë golin e dytë në minutën e 81-të. Është përsëri Plaku, që me një goditje nga distanca e ka bërë më të besueshëm realizimin e misionit, që konsiderohej i pamundur.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt është edhe njëherë Plaku që shfaqet rrezikshëm, por kësaj radhe gabon në mënyrë të pabesueshme. Një mundësi e artë, që do të kishte dhuruar kualifikimin brenda 90 minutave, por nuk ishte e thënë, sfida i drejtohet shtesës.

Në minutën e 105-të është Gruda që ka fituar një 11-metërsh, ndërsa Kallaku ka marrë përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë, duke sigluar 3-0. Vendasit nuk u besojnë syve, ndërsa durrsakët marrin fatin e kualifikimit në duar. Nëminutat në vazhdim nuk mungon tensioni, por rezultati mbetet i pandryshuar, Teuta siguron kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img