Friday, November 22, 2024

Shkëndija e Ernest Gjokës dhe Shkupi eliminohen nga Europa Conferencë League

Lexo

Kampionia e Maqedonisë së Veriut është dorëzuar përballë Rigës, ndërsa Shkupi përballë Santa Clara

Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut në përbërje të cilës është edhe futbollisti shkodran Rubin Hebaj, është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Të besuarit e trajnerit, Ernest Gjoka, pasi humbën 2-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Letoni përballë Rigës, janë thyer edhe në Shkup me rezultatin 1-0.

3-0 rezultati i përgjithshëm, që i jep të drejtë Rigës për të vazhduar në raundin e tretë, ndërsa Shkëndija ndalet këtu.

Ndalet këtu edhe Shkupi, që është mundur nga Santa Clara me rezultatin 2-0 në ndeshjen e luajtur në Portugali. Në fakt, fati dukej i paracaktuar që nga ndeshja e parë, ku Shkupi u mund 3-0 në shtëpi. Ndeshja e kthimit ishte një shëtitje për portugezët që vazhdojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img