Tuesday, November 26, 2024

Tjetër largim nga Vllaznia-Kuqeblutë mbyllin bashkëpunimin me malazezin, Kaleziç

Lexo

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët nga ana e drejtuesve kuqeblu, ardhjet e reja në klubin shkodran do të shoqërohen edhe me largime. I tillë është edhe rasti i malazezit Milos Kaleziç, i cili që prej ditës së sotme nuk do të jetë më pjesë e KF Vllaznia.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Milos Kaleziç. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Milos Kaleziç! Thank you Milos Kaleziç!”, shkruan klubi kuqeblu në postimin e bërë në faqen zyrtare të tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img