Wednesday, April 24, 2024

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Atletja kuqezi, Luiza Gega kualifikohet në finalen olimpike

Lexo

Historike! Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa transmetimi i garave në RTSH 1 ka sjellë emocionet e arritjes kulmore të karrierës së Luiza Gegës. Në baterinë e dytë kualifikuese të 3000 metrave me pengesa, Gega ka marrë dhe iniciativën për të kryesuar garën përkrah rekordmenes botërore Kepkoesh, apo gjermanes Krauzer e amerikanes Frerish. Gjithsesi ka mbajtur mirë dhe kur ka qenë pas tyre, ndërsa e ka përfunduar baterinë e dytë kualifikuese në vendin e pestë me kohën 9’23”85. Bateria e dytë kualifikuese e 3000 metrave me pengesa u fitua nga amerikania Frerish me 9’19”34. Koha më e mirë e sezonit, ndërsa jep shpresa që në finale, përtej ndonjë rezultati surprizë, të kemi dhe rekord të ri kombëtar, i cili mbahet po nga Gega me 9’19”93. Në renditjen përfundimtare të kualifikueseve është e njëmbëdhjeta, ndërsa të drejtën për në finalen e 4 gushtit e kanë fituar 15 atlete ndër 41 që morën pjesë në raundin e parë të 3000 metrave me pengesa. Një arritje për Luiza Gegën, e cila në pjesëmarrjen e dytë në Lojërat Olimpike arrin finalen, por dhe delegacionin olimpik shqiptar, sepse kështu shpreson të bëhet krenar dhe në atletikë, sikurse me Briken Caljen në peshëngritje. Por duhet pritur 4 gushti në ora 13:00 gjithnjë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

“Atletja @luizagega eshte e para shqiptare qe kualifikohet ne finalet e atletikes ne historine e Lojerave Olimpike.

Gega perfundoi garen e 3000m me pengesa ne kohen 9.23.85 duke u kualifikuar automatikisht ne finalen e madhe te dates 4 gusht

Jemi te gjithe krenar me ty Luiza ”, shkruan KOKSH-Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në faqen zyrtare të profilit FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img