Largimi i bujshëm i argjentinasit nga klubi i jetës së tij mund të ndikojë dhe në të ardhmen e portugezit
Mesi e detyron Kristiano Ronaldon të bëjë llogaritë në një rreth shumë të ngushtë, për të mos thënë pa asnjë alternativë konkrete. Në Barcelonë shpërtheu bomba, me dështimin e Lionel Mesit për të rinovuar kontratën, për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon klubi katalanas.
Një situatë e tillë duket se është e lidhur dhe me CR7, i cili në këtë pikë mbetet bardhezi. Në Francë e bëjnë fakt të kryer, argjentinasi do të zbarkojë në Paris, gjithmonë nëse Chelsea nuk bën ndonjë cmenduri,
Mbërritja e tij nën Kullën Eifel, do t’i mbyllte përgjithmonë derën Cristianos. PSG është pikërisht horizonti që portugezi shikonte gjatë gjithë verës si një alternative, nëse do të vendoste të largohej nga Juve. Mundësia e një efekti domino do të përfshinte pikërisht portugezin. Të paktën kjo u tha para tërmetit që tronditi Barçën, duke e bërë Messin një nga protagonistët e këtij efekti.
Transferimi i argjentinasit me të vërtetë rrezikon të prishë tregun. Deri më tani, në fakt, ai kishte imagjinuar lamtumirën e Mbappe me PSG në drejtim të Real Madrid, me Ronaldon gati për të zënë vendin e tij dhe Icardi me Juve për të mbyllur trekëndëshin.
Tani skenari mund të ndryshojë rrënjësisht: aktori kryesor mund të bëhet me të vërtetë Messi, i cili do të digjte Cristianon në sprint drejt Eldorados pariziene.