Sunday, November 24, 2024

Merkato e fuqishme e Vllaznisë në prag të pjesëmarrjes në “Uefa Women Champions League”. Presidenti Matija, prezanton 7 futbolliste të reja

Lexo

Vllaznia, kampionia e Shqipërisë në futboll për femra vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të Europës. Sfida e parë do të jetë me datë 20 gusht ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Ferencvarosh- Czarni, takim ky i planifikuar të luhet në Poloni. Ashtu si edhe vitet e mëparshme,  me synimin për të korrur sukses në ballafaqimin europian, presidenti i skuadrës kuqeblu, Lazër Matija, nuk është kursyer për të përforcuar skuadrën me elementin cilësor.

Përmes një konference për shtyp organizuar paraditen e së hënës, në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, KFF Vllaznia ka prezantuar 7 futbollistet e reja që janë veshur kuqeblu. Ato janë: Qendresa Krasniqi, Gresa Berisha, Lumbardha Misini, Julia Ann Sattler, Anna James Buhigas, Melissa Alison Garcia dhe Brooklyn Ada Tidder.

Ka qënë vetë presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija që duke folur për mediat ka vlerësuar blerjet më të reja, ndërkohë që është shprehur optimist se Vllaznia ka si synim një përfaqësim sa më dinjitoz në Ligën e Kampioneve, objektivi i së cilës është kualifikimi në grupin e 32 skuadrave më të mira Europiane.

Më tej, nga lista prej 7 futbollisteve të reja që u bënë pjesë e Vllaznisë kanë folur, dy prej tyre, Qendresa Krasniqi dhe Anna James Buhigas.

Dhjetë ditë nga përballja europiane, Vllaznia ka luksin të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare duke pasur përballë kampionen e Kosovës, Mitrovica, skuadër kjo mjaft e fortë, e cila edhe ajo do të luajë pas pak ditësh në Ligën e Kampioneve të Europës futboll femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img