Sunday, November 24, 2024

Emocione pa fund në Superkupën e Europës. Barazim 1-1 koha e rregullt dhe shtesa, Chelsea fitues me penallti

Lexo

Çellsi ka fituar trofeun e parë të sezonit evropian të futbollit, Superkupën, duke mposhtur Vijarealin, por vetëm pas goditjes nga pika e bardhë e 11-metërshve. Koha e rregullt dhe ajo shtesë e takimit që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, u mbyllën në barazim 1-1.

Dueli tradicional që ngre siparin e ri të sezonit të klubeve të kontinentit të vjetër, Superkupa, e cila vë përballë fituesen e Ligës së Kampioneve dhe atë të Ligës së Evropës, është luajtur të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast. Kjo sfidë, që ka vënë këtë radhë përballë njëra-tjetrës Çellsin dhe Vijarealin, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Në fakt, pjesa e parë ka parë anglezët të jenë më të rrezikshëm para portës spanjolle dhe janë ata që e gjejnë të parë rrugën e rrjetës në minutën e 27-të.

Vijareali do të reagojë menjëherë pas pësimit të golit dhe do të këmbëngulë përgjatë gjithë gjysmës së dytë të pjesës së parë. Madje iberikët ishin fare pranë barazimit në minutën e fundit, por goditja e Morenos ka gjetur shtyllën horizontale të portës londineze, por topi nuk e ka kaluar vijën fatale, duke u kthyer në lojë. Me këtë epërsi minimale të Çellsit do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do ta shohë Vijarealin ta vazhdojë aty ku e la, duke këmbëngulur dhe duke iu afruar golit në minutën e 52-të, kur vetëm një prekje me gishta e gardianit të portës londineze, Mendi, do ta çojë topin në shtyllë pas goditjes së Morenos. Por spanjollët do ta gjejnë golin e barazimit 17 minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të Morenos.

90 minutat e kohës së rregullt janë mbyllur kështu në barazim 1-1, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila, të cilat, përtej dy rasteve për shënim të Çellsit, nuk kanë sjellë ndryshim në rezultat. Kësisoj, fati i këtij dueli të Superkupës së Evropës është vendosur nga goditjet nga pika e 11-metërshve, aty ku Çellsi e ka nisur keq, duke humbur të parën me Kai Havertzin, por Vijareali ka humbur të dytën, me Aisa Mandin, por edhe të 7-tën dhe atë vendimtaren, duke i dhuruar trofeun skuadrët angleze të drejtuar nga trajneri gjerman, Tomas Tuhel.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img