Thursday, April 18, 2024

Futboll Femra-Testi prag Europë-Miqësorja ndërkombëtare, Vllaznia-Mitrovica mbyllet në barazim 1 me 1

Lexo

Vllaznia-Mitrovica 1:1

(Shënuese: Megi Doçi 30’(Penallti) / Fleta Musaj 1’)

E mërkurë, 11 gusht 2021, ora 19.00, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Vllaznia: Anna James Buhigas, Albina Rrahmani, Brooklyn Ada Tidder, Sara Maliqi, Luçie Gjini, Esmeralda Franja(C), Gresa Berisha, Curraj, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi, Melissa Alison Garcia. U aktivizuan gjatë ndeshjes: Julia Ann Sattler, Lumbardha Misini,  Esi Lufo, Ilaria Zarka, Rrezona Ramadani, Matilda Gjergji. Trajner: Nikolin Leka

Mitrovica: Viona Rexhepi, Liridona Syla, Gresa Haziri, Endrina Elezaj, Bardha Osmani (C), Marigona Tahiri, Erijona Emerllahu, Donjeta Halilaj, Ambra Gjegji, Kaltrina Biqkaj, Fleta Musaj. U aktivizuan gjatë ndeshjes: Edona Kryeziu, Albulena Fejza, Tina Kolgeci, Eli Jakovska, Qendresa Bajrami, Egzona Zeka, Agnesa Gashi. Trajnere: Suada Jashari

Gjyqtarë: Suada  Tushaj, Jena Mala,  Greta Çinarja(Shkodër). E katërt: Suada Behri(Shkodër)

Një miqësore ndërkombëtare luksi në futboll për femra, ka qënë ajo e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës . Përballë njëra tjetrës kanë qënë kampionet respektive të Shqipërisë dhe Kosovës, Vllaznia e Shkodrës dhe Mitrovica e Kosovës.

Të dyja skuadrat në fjalë janë pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra, ndaj përballja mes tyre i ka shërbyer si test kryesor në prag të sfidave zyrtare që do të kenë pas pak ditësh.

Është kjo arsyeja që dy trajnerët përkatës, Nikolin Leka i Vllaznisë dhe Suada Jashari e Mitrovicës, hodhën në fushën e lojës futbollistet më të mira duke skicuar kështu edhe  formacionet me të cilat do të luajnë në sfidat europiane.

Interesante ka qënë që ndeshja ka filluar me gol, dhe atë e kanë shënuar mikeshat nga Mitrovica, të cilat pas një aksioni nga krahu i djathtë ka qënë Fleta Musaj që e ka shtyrë topin në rrjetën kuqeblu.

0 me 1 për Mitrovicen, ndërkohë që futbollistet vendase të Vllaznisë ushtrojnë presion për disa minuta në portën mike derisa gjejnë golin e barazimit në minutën e 30-të. Ai ka për autor të zakonshëm, Megi Doçi, e cila shndërron në gol një penallti që gjyqtarja ndërkombëtare, Suada Jashari e kolegjumit të Shkodrës akordoi në favor të Vllaznisë.

Në barazim 1 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, loja bëhet edhe më e bukur. Dhe, përpos Vllaznisë që ngulmon fort për të gjetur golin e avantazhit, sidomos me gjuajtjet potente nga distanca të Megi Doçit, të cilat grushtohen në korner nga portjerja mike, Viona Rexhepi, meritë ka edhe skuadra e Mitrovicës, e cila ndërmerr disa aksione kundrasulmi të rrezikshme në portën vendase të Vllaznisë.

Gjatë minutave të pjesës së dytë dy trajnerët përkatës bëjnë edhe ndryshimet e rastit në formacionet përkatëse duke i dhënë minuta hapësire elementit të stolit. Ndërkohë, kur sfida po i  drejtohej fundit, 3-4 minuta përpara mbylljes së saj, gjyqtarja shkodrane Suada Tushaj tregohet e prerë dhe e ashpër në vendimin e marrë ndaj sulmueses kryesore të Vllaznisë, Megi Doçi. Ka qënë një dyluftim në mesin e fushës pa shumë pretendime nga palët përkatëse mes Doçit dhe një futbolliste të Mitrovicës, kur kryesorja Tushaj i ka treguar kartonin e kuq futbollistes shkodrane duke e larguar për në dhonat e zhveshjes.

Përfundimisht, barazim 1 me 1 në këtë sfidë miqësore përballë dy kampioneve të Shqipërisë dhe Kosovës. Testi ky i fundit për trajnerët Leka dhe Jashari, përpara sfidave zyrtare europiane. Sidomos për Vllazninë, e cila vetëm dy ditë më parë prezantoi shtatë blerjet e reja si përforcim për Europën, pjesa më e madhe e të cilave e filluan ndeshjen si titullare në formacion.

E para në ballafaqimet e Ligës së Kampioneve të Europës do të jetë skuadra kosovare, Mitrovica, e cila me datë 18 gusht do të luajë në Greqi përballë  kampiones së Norvegjisë, Valerenga. Ndërkohë, që dy ditë më pas, me datë 20 gusht, është Vllaznia që luan në Poloni me fituesen e çiftit Ferencvarosh- Czarni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img