Sunday, November 24, 2024

Intervista-Miqësorja, Vllaznia-Mitrovica. Emocione për trajneren kosovare, Suada Jashari, rikthim në Shkodër, aty ku kaloi vite të bukura në karrieren sportive me ekipin kampion kuqeblu

Lexo

 

Ka luajtur me shumë sukses për disa me ekipin e Vllaznisë duke fituar trofe të shumtë me uniformën kuqeblu, por mbrëmjen e së mërkurës, shqiptarja e Kosovës, Suada Jashari është rikthyer në Shkodër me statusin e trajneres në futboll femra. Pas një karriere shumë të pasur si futbolliste, Jashari po drejton me po aq sukses ekipin e Mitrovices, i cili pas titullit kampion të fituar në kampionatin kosovar është në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve të Europës në futboll femra.  Pas barazimit 1 me 1 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë në miqësore, Jashari flet për emocionet e rikthimit në Shkodër, ballafaqimin me kuqebutë si dhe objektivin në Europë.

Emocione patjetër në “Loro Boriçi” pasi luajtët përballë ish skuadrës tuaj, Vllaznia, me të cilën keni kaluar vite të suksesshme të karrieres tuaj sportive.

Po, patjetër që kisha shumë emocione, pasi siç dihet unë kam luajtë rreth 5 vite me Vllazninë. Emocione të përziera, sepse deri vonë isha në cilënë e lojtares në fushën e lojës, dhe tashti në detyrën e trajneres.

Më e vështirë në fushë si futbolliste, apo si trajnere?

Pyetje e vështirë, por mndoj se pak më e vështirë dhe më me shumë  përgjegjësi si trajnere, të paktën kështu e ndjej unë personalisht.

Të flasim për ndeshjen, barazimi 1 me 1 ndaj Vllaznisë, i drejtë sipas jush?

Mendoj që u zhvillua një lojë shumë e fortë, me shumë luftë, shumë duele. Ishte një lojë që na shërbeu të dy ekipeve pak përpara ndeshjeve tona në Ligën e Kampioneve të Europës. Barazimi mendoj se ishte rezultati më i drejtë.

Është skuadra gati për sfidën europiane të 18 gushti kur do të luani përballë kampiones së Norvegjisë, Valerenga?

Patjetër që po. Gati një muaj e gjysëm që përgatitemi për atë ndeshje, për atë kompeticion. Mendoj se kemi bërë përgatitjen e duhur për këtë sfidë, na mungon ndoshta nonjë përforcim për t’u paraqitur sa më mirë për këtë ndeshje, por edhe me këto kushte që jemi nuk mendoj se jemi keq dhe mendoj se do të bëjmë më të mirën.

Dy ditë më vonë, me datë 20 gusht, luan edhe Vllaznia me fituesen e çiftit Ferencvarosh- Czarni. Mendoni se edhe is skuadra juaj kuqeblu, do ta kalojë turin?

Shpresoj shumë se po, dhe në të njëjtën kohë i uroj suksese!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img