Brdariç është i vetëdijshëm për atmosferën që ekziston tek Vllaznia dhe për dëshirën e madhe që kanë tifozët pas fitores në javën e dytë ndaj Skenderbeut, por sipas tij, ky është një projekt i ri, duket i suksesshëm dhe janë të lumtur për këtë gjë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, ai është i mendimit se luajtëm bukur, shënuan dy gola të bukur duke shprehur konceptin e skuadrës dhe jo të individit. Në vazhdon ai thekson se “çdo fitore duket e thjeshtë por nuk është asnjëherë e tillë. Njerëzit më pyesin për objektivat por ne nuk duhet t’i vendosim vetes objektiva te mëdhenj, duhet të jemi kompetitiv, të japim maksimumin ndeshje pas ndeshje dhe të qëndrojmë më këmbë në tokë. Ne po ndërtojmë diçka të re dhe nuk duam që ti themi objektivat tona në aspektin mediatik. Duhet të qëndrojmë të përulur, të punojmë me modesti dhe me përulje dhe kështu arrihet suksesi.”
Duke folur për vahzdimësinë, ai shton: “Jemi te ndërgjegjshëm që gjithçka mund të ndodhë dhe rezultatet mund të ndryshojnë, megjithatë ne kemi dhe vështirësitë tona, luajmë pa tifozë, duhet të jemi sa më optimist dhe duhet të punojmë fort. Duhet ta ruajmë këtë pozicion në krye të tabelës dhe ta shfrytëzojmë këtë shpirt dhe të punojmë çdo ditë.”