Pa as më të voglin dyshim, portjerja kuqeblu, spanjollja, Anna James Buhigas, ishte protogonistja kryesore e kualifikimit të Vllaznisë në turin e parë të Ligës së Kampioneve në futboll për femra. Për ato që e kanë ndjekur ndeshjen Ferencvarosh-Vllaznia, Ana ishte padyshim heroina e ndeshjes. Jo vetem për 2 penalltitë që priti, por sidomos për pritjen spektakolare të minutës së fundit në minutën shtesë mbi shtesë, 121-të të limitit të ndeshjes kur grushtoi një gjuajtje të hungarezeve që po shkonte drejt rrjetës kuqeblu. Pritje kjo që e çoi Vllazninë në gjuajtjet e panalltive, ku edhe aty bëri mrekullinë. Tashmë Vllaznia luan në turin e dytë përballë një emri të madh si Juventus i Italisë. Skuadra kuqeblu po përgatitet intensivisht për këtë ndeshje, ndërkohë që në intervistën marrë portjeres së Vllaznisë, spanjolles, Anna James Buhigas, ajo shfaqet modeste për atë çfar ka bërë në turin e parë, ndërkohë që është optimiste edhe për sfidën e dytë ndaj Juventusit, edhe për faktin se, siç thotë vetë ajo i njeh mirë disa futbolliste juventive, pasi ka luajtur edhe herë të tjera përballë kësaj skuadre
Ana, e nisim nga ndeshja e parë në Poloni, urime për spektaklin që paraqitet në ndeshjen e turit të parë përball Ferencvaroshit.
Faleminderit klubit Vllaznia, është një klub shumë i mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur për paraqitjen dhe për gjithçka arritën në atë ndeshje.
Kur pritët penalltinë e parë, menduat se kualifikimi është më afër për Vllazninë?
Po, ashtu mendova, dhe mund të them se pritja e penalltisë së parë më dha më shumë forcë morale për të tjerat në vazhdim.
Dhe, pastaj erdhi edhe penalltia tjetër…
Mund të them se tek penalltia e tretë, që kur futbollistja hungareze po vinte drejt pikës së bardhë për të goditur penalltinë, isha shumë e sigurtë që do ta humbte atë, sepse e pashë se ishte shumë nervoze. Dhe, ashtu ndodhi, fatmirësisht e prita edhe atë.
Këtë aftësi në pritjen e penalltive, e keni pasur edhe në ndeshjet e tjera me ekipet ku keni luajtur më parë?
Kjo është hera e parë pas disa vitesh që po i pres disa penallti dhe të them të drejtën është ndër pikat e mija më të forta, sepse kur vjen pika tek penalltitë jam shumë e përqëndruar në këtë aspekt.
Suksesi juaj në pritjen e penalltive dhe kualifikimi ndaj kampiones së Hungarisë, ka ndonjë dedikim nga ana e juaj?
Unë erdha shumë vonë këtu në Shkodër dhe klubi më ka pritur shumë mirë, më ka bërë të ndjehem shumë mirë duke më ka afruar gjithçka, kështu që të gjitha pritjet dhe kualifikimin dua t’ia deditoj klubit Vllaznia.
Tashmë, në turin e dytë keni përballë një emër të madh si Juventus i Italisë, si e keni pritur këtë short?
Unë e njoh shumë mirë ekipin e Juventusit, sepse kam luajtur edhe më përpara me të. Ia njoh shumë lojtare që luajnë në këtë ekip, dhe për mu personalisht nuk do të jetë problem në aspektin psikologjik për emrin që kemi përpara. Edhe ekipi në tërësi do ta përballoj me sukses këtë ndeshje, besoj shumë sepse kemi një grup shumë të mirë këtu tek Vllaznia.
Edhe pse në fakt, është jo pak e vështirë, mendoni se edhe kualifikimi mund të jetë i munduar nga ana e Vllaznisë?
Sigurisht që është një ndeshje e vështirë, por ne kemi një armë të fortë, që ndoshta askush nuk e ka. Është grupi solid që ne kemi. Dhe, me sa di unë, Juventusi ka pasur probleme kohët e fundit me ekipin, dhe nëse arrijmë të punojmë bashkë, do të jetë një ndeshje e fortë, dhe pse jo të mos kualifikohemi.
Dhe, së fundmi, Ana, nëse do të ketë penallti edhe në këtë ndeshje, beson se do të arrini të prisni sërishmi goditjet e skuadrës kundërshtare?
Shpresoj që të mos shkoj puna me penallti, por edhe nëse vjen aty, unë do të bëj çmos që të pres përsëri dhe t’i shërbej ekipit.
Gaspër MARKU