Friday, September 20, 2024

Nedim Bajrami debuton me fanelen kuqezi: Jam i lumtur, gati për San Marinon

Lexo

Nedim Bajrami ka debutuar me formacionin kuqezi duke treguar vlera në fitoren kundër Hungarisë

Nedim Bajrami ka bërë debutimin e tij me fanellën kuqezi, pikërisht në fitoren 1-0 kundër Hungarisë, duke treguar vlerat e një mesfushori, i aftë për të bërë lidhjen mes dy reparteve, mesfushës dhe sulmit.  Një vlerë e shtuar, që mund të thuhet se i kishte munguar formacionit kuqezi, ndoshta që nga koha e Ervin Skelës.

Pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë, Bajrami ka deklaruar: “Jam i lumtur më në fund që bëra debutimin. E nisa me një fitore dhe jam i lumtur, është një ëndërr. Kemi dhe një ndeshje tjetër, atë me San Marinon, të vazhdojmë kështu. Dëmtimi? Mora një goditje te një faull i pësuar, por jam gati për ndeshjen tjetër”, ka deklaruar Bajrami.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img