Friday, September 20, 2024

Broja është i domosdoshëm në skuadër! E thotë ish kapiteni kuqezi, Rudi Vata

Lexo

Ish-kapiteni i Kombëtares, i pranishëm në studion e “Ëndërr Kuq e Zi”, ka vlerësuar autorin e golit përballë Hungarisë

Rudi Vata,  i pranishëm në studion e “Ëndërr Kuq e Zi”, nuk i ka kursyer lavdet në adresë të autorit të golit në ndeshjen kundër Hungarisë, Armando Broja. “Jam shumë i lumtur për Brojën, tregoi vlerat, është I domosdoshëm për skuadrën. Ka dinamizmin, agresivitetin dhe shpejtësinë e duhur”.

“E thashë edhe para se të fillonte ndeshja, si ka mundësi, a e kemi ne privilegjin që të mos e aktivizojmë një lojtar si Broja. Jam i lumtur për fitoren, për Brojën, një talent, një vlerë e rëndësishme për Kombëtaren”.

“Mendoj se ishte një fitore e merituar, skuadra arriti të reagojë mirë. Sigurisht, kishte edhe lodhje fizike, por kjo fitore është e rëndësishme për vazhdimësinë në këto eliminatore”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img