Friday, November 22, 2024

Superiore-Java e parë nën gjykimin e analistit, Shkëlqim Muça: Vllaznia sulmuese, Tirana me dy fytyra, Teuta-Partizani nën nivel, Dinamo na kishte munguar

Lexo

Java e parë e Kampionatit Kombëtëtar të Kategorisë Superiore dhuroi emocione të shumta, sidomos me bollëkun e golave, ndër të cilët spikat dueli i stadiumit kurbinas, ku Vllaznia fitoi bindshëm 3 me 5.

Në analizëm që i bën kësaj jave në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH, specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça, vlerësoi Vllazninë për lojën sulmuese, duke komplimentuar edhe stolin cilësor.

“Kur luan Vllaznia, ka gjithmonë lojë sulmuese, e kemi parë edhe në sezonin e kaluar. Ka të bëjë me filozofinë e trajnerit. Ka trajnerë që e duan lojën sulmuese, Vllaznia e ka këtë, shkon në sulm me shumë lojtarë. Është një skuadër që ka alternative, përveç titullarëve, ka edhe stol. Të gjithë lojtarët mundohen të marrin pjesë në dy fazat e lojës. Ndërkohë, Laçi lë shumë për të dëshiruar, e shikoj më të dobët se vjet. Nuk e kuptova për ndryshimet që bëri, sidomos në pankinë”, tha Muça.

Në vijim, Muça komentoi edhe çiftet e tjera të javës së parë. “Në çiftin Teuta-Partizani pritej një ndeshje me ritëm, por nuk ndodhi kështu. Ishte një ndeshje nën nivelin e asaj që presim, ishte e nivelit mesatar. Në aspektin sulmues ishte shumë e vakët. Shumë veprime të ngadalshme, nuk kishte shpejtësi. Teuta u kënaq me atë gol, ndërsa Partizani u shfaq shumë i ngadalshëm në fazën sulmuese. Treshja e sulmit luajti me shpinë nga porta, mesfushorët ishin pa fantazi”.

“Në sfidën, Egnatia-Kukësi, pashë që Kukësi kishte ndryshuar, sidomos në repartin e sulmit. Sulmonte në dy krahët, vertikalizonte mirë. Goli i shënuar shpejt e ndihmoi shumë. Pashë një skuadër të mirë, disa lojtarë cilësorë. Mendoj se në mbrojtje duhet të kenë alternativa. Gjithsesi, më pëlqeu. Egnatia, në tërësi ishte pozitive. E rëndësishme është të kesh ide të qarta. Nuk do të jetë e lehtë për skuadrat e tjera të fitojnë aty”.

“Në pjesën e parë Tirana-Skënderbeu më surprizoi skuadra korçare. Tirana pati shumë vështirësi në pjesën e parë. Më pas, kartoni i kuq solli ndryshimin. Kapiteni e dënoi ekipin. Më pas Tirana e dominoi lojën, ëhstë një skuadër që ka karakter. Ka një sulm shumë të mirë, Ngo I ka dhënë shumë potencë, është i vështirë për tu mbuluar. Mendoj se do rivalizojë deri në fund. Fusha? Është e papranueshmë që të mbajë atë fushë, çdo vit e njëjta gjë”.

“Kastrioti mundet në shtëpi nga Dinamo 0-2. Jam i gëzuar që Dinamo rikthehet, ka një skuadër të mirë, me lojtarë cilësorë. Trajneri duket që ka bërë një punë të mirë, skuadra funksionon. Mendoj se do të jetë një kundërshtar i vështirë për të gjithë. Është një skuadër që i mungonte kampionatit”, përfundoi analizën e tij për javën e parë të Superiores për sezonin 2021-2022, analisti i futbollit, Shkëlqim Muça.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img