Tuesday, April 30, 2024

Superliga e moshave U-17, pas javës së dytë kryesojnë grupin A, Shkodra dhe Shënkolli

Lexo

Kampionati Kombëtar i Superligës së moshave në futboll ka mbyllur javën e dytë duke evidentuar në krye të tabelës së klasifikimit, ekipet e KF Shkodra dhe KF Shënkolli. Ekipe këto që pas javës së dytë kanë grumbulluar nga 6 pikë të plota. Në javën e dytë, Shkodra e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj ka qënë pritës përballë Shkëndisë së Durrësit, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive të Barbullushit, e cila ka përfunduar me fitoren e Shkodrës me rezultatin e pastër 2 me 0. Që të dy golat e vendasve janë shënuar në pjesen e parë me autor Kaçokaj dhe Shabaj, përkatësisht në minutat 3 dhe 24. Me fitore e ka mbyllur ndeshjen edhe Shënkolli U-17 me trajner Klajti Reçi, i cili luajti në transferte me Vllazninë U-17. Ndeshja e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ka pasur vetem një gol, atë të shënuar me penallti nga ana e miqve me autor Rrapin në minutën e 65-të. Shkodranët kanë patur mundësinë e artë të barazojnë rezultatin, por penalltia e dhënë në favor të tyre në minutën e 75-të është shpërdoruar nga kapiteni Maliqi.

 Shkodra-Shkëndija e Durrësit 2:0( Shënues: Kaçokaj 3, Shabaj 24’)

Shkodra: Brahusha, Bisha(Curraj 85), Cini(Kuka 54’), Gjelaj(Pjetraçaj 50’-Dani 91’), Gjonaj, Hoxhaj, Kaçokaj, Luani, Lugjaj(Mali 19’), Shabaj, Zaganjori. Trajner Bujar Celufaj

Shkëndija e Durrësit: Vata, Balluvani, Dashi, Hanku(Koçi 56’), Hoxha, Islamaj(Sula 57’), Mala(Lika 62’), Ruçi, Saraçi(Picari 51’-Asllani 79’), Tafili, Uka. H. Muho

Gjyqtarë: E. Menkshi, E. Xhaferaj, R. Hasani(Tiranë)

Karton të verdhë: Cini, Gjelaj / Koçi

Vllaznia-Shënkolli 0:1 (Shënues: Rrapi 65’)

Vllaznia U-19: Jukaj, Boshti, Cungu, Dodaj, Kapllani, Maliqi, Matija(Zaganjori 57’), Muhaj, Repaj(Talani 15’), Kola(Selmani 93’), Shimaj. Trajner Brikeno Bizi

Shënkolli U-19: Kalaj, Deda(Qarku 76’), Jaku(Marku 85’), Lekaj)Përndreca(56’), Marku, Përlesi, Vuksani, Rrapi(Doda 91’), Prendi, Kaçeli, Ndoj. Trajner Klajti Reçi.

Gjyqtarë: N. Soko, R. Gashi, M. Syziu(Durrës)

Karton të verdhë: Kapllani, Talani / Rrapi, Jordi

Takimet e tjera të grupit A dhanë këto rezultate: Partizani-Shkëndija e Tiranës 1-1, Brians-Tirana 2-0, Laçi-Internacional 0-0. Me nga dy fitore radhazi në dy javë kampionat, Shkodra dhe Shënkolli kryesojnë renditjen e grupit A me nga 6 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img