K. Kombëtar i futbollit për femra. Vllaznia, AAS, Juban Danja, marrin fitoret e para

Lexo

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

 Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në...

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Ekipet shkodrane të futbollit për femra kanë shpërthyer që në javën e parë të Kampionatit Kombëtar të futbollit duke arritur fitore të pastra. Vllaznia kampione e drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza, menjëherë pas kualifikimit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës ishte mysafire në qytetin e Lushnjes, aty ku mundi me rezultat të thëllë 0 me 9 ekipin vendas me të nëjtin emër. Për skuadrën kuqeblu, protogoniste në shënimin e golave kanë qënë, Megi Doçi dhe Zylfije Bajramaj, të cilat shënuan nga 4 gola secila, si dhe Vuksani me 1 gol. Një fitore të thellë në shifrat 6 me 0 ka regjistruar edhe AAS, e cila në këtë javë të parë ka pritur në shtëpi Bilisht Sport. Ndeshja e luajtur në Kompleksin Sportiv “Hasaj” është dominuar plotësisht nga futbollistet e AAS-së që këtë sezon drejtohen trajnerët Ditmir Rakaj dhe Donald Ujka. Për ngjyrat e AAS kanë spikatur Reshiti dhe Ndoci me nga dy gola të shënuar secila, ndërkohë që dy golat e tjerë janë shënuar nga Sufaj dhe Shuto.

Skuadra e tretë shkodrane që mori fitore në këtë javë të parë të kampionatit është Juban Danja, e cila këtë sezon drejtohet nga  trajneri Elis Legata dhe Paula Jaku. Vajzat e Jubanit, startin e kampionatit e paten në shtëpi  duke u ballafaquar në kompleksin sportiv “Zmijani” me Teuten e Durrësit ku shënuan tre herë në portën mike. Dy gola mbajnë firmen e të zakonshmes Paula Jaku dhe një të Tanushajt, ndërkohë që goli për mikeshat nga Durrësi kishte për autore sulmuesen Habili. Falë golaverazhit më të mirë me plus 9 dhe 6 gola, pas javës së parë tabelen e klasikimit e kryesojnë Vllaznia dhe AAS.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -