Kampionati Abisnet Superiore do të vijoi sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të. Në program jan dy përballje interesante ku skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.
Sfida e parë do të luhet në orën 13:30 ku Vora do të përballet me Dinamon.
Një takim ku vendasit do të synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë ndërsa dinamovitët kërkojnë një rezultat pozitiv.
Në orën 18:30 do të luhet dueli i fundit i javës së dhjetë Teuta-Partizani. Një përballje mes dy skuadrave me traditë në futbollin shqiptar që premton rivalitet dhe emocione.
Më herët, pasditen e djeshme u luajtën tre takimet e para të javës së 10-të duke regjistruar këto rezultate: Tirana-Egnatia 1-2, Skënderbeu-Vllaznia 1-1 dhe Elbasani-Laçi 2-1.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 10-të Abissnet Superiore:
Dje
Tirana-Egnatia 1-2
Skënderbeu-Vllaznia 1-1
Elbasani-Laçi 2-1
Sot
Vora-Dinamo(13:30)
Teuta-Partizani918:30)
Fatos LAMAJ


