Saturday, April 20, 2024

Abissnet Superiore-Luhen sot edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 20-të. Spikat, Vllaznia-Kukësi, ora 16:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar nisi dje me dy takimet e para të javës së 20-të, Egnatia-Tirana dhe Partizani-Laçi, të cilat, në përfundim  të 90-të minutave fiksuan fitoret e dy skuadrave udhëtuese, me të njëjtin rezultat, 1-2 .

Ndërkohë, sipas kalendarit të sektorit të garave pranë FSHF-së, sot në program janë edhe tre ndeshjet e tjera, Kastrioti-Erzeni, Teuta-Bylis dhe Vllaznia-Kukësi.

Që të tre këto duele janë të rëndësishme, por natyrisht ai që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në mes Vllaznisë vendase dhe Kukësit mysafir është i një rëndësi më të madhe. Dy skuadra, që edhe pse janë me pozita të kundërta në tabelë, në përballjet e tyre të mëparshme kanë dhuruar vazhdimisht emocione.

Për Vllazninë, fitorja është detyrim, edhe për faktin se kurbinasit e Laçit, me fitoren e djeshme ndaj Partizanit në transfertë, kanë kaluar mbi Vllazninë në renditje.

Por, nga ana tjetër, fitorja është detyrim edhe për Kukësin, i cili, përpos ndeshjeve të mira në dy javët e fundit, situata e tij në renditje është akoma me problematiken e mbijeteses nës Superiore.

Dje

Egnatia-Tirana, 1-2

Partizani-Laçi, 1-2

Sot

Kastrioti-Erzeni, ora 13:00

Teuta-Bylis, ora 16:00

Vllaznia-Kukësi, ora 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img