Saturday, April 20, 2024

Rasti “Pergjoni-Bekaj”, ka shkelje të rregullores në uniformë. Tirana, rrezikon të humb ndeshjen në tavolinë!

Lexo

Tirana kaloi dje një provë të vështirë në stadiumin e Rrogozhinës, teksa mundi Egnatian vendase me rezultatin 1-2. Një ndeshje që, krahas të tjerave, në fundin e saj pati edhe momente të veçanta.

Fjala është për rastin e dëmtimit të portjerit Bekaj, pamundësinë e tij për të vijuar takimin, si dhe zëvendësimin e tij me futbollistin Pergjoni, pasi Tirana i kishte konsumuar ndërrimet e veta. Ky i fundit që ishte në fushë nga minuta e parë, nga golashënues që në hapje të sfidës duke kaluar në avantazh Tiranën, u shndërrua në një “hero” në kohën shtesë, kur duke mbrojtur katërkëndorin bardheblu, realizoi një grushtim perfet duke evituar golin e vendasve.

Por, nën syrin e specialistëve të futbollit, përfshirë edhe ato të sektorit të gjykimit, rasti në fjalë i aktivizimit të Florian Pergjonit si portjer, ka të bëjë me një shkelje të rregullores.

Fotot që shoqërojnë shkrimin, evidentojë, Pergjonin që në mbathjet e tij mban numrin 18-të, ndërkohë që mban të veshur fanelen e portjerit Bekaj me numër 97-të.

Për një rast të tillë, Vllaznia pati humbur në tavolinë një ndeshje ndërkombëtare të luajtur në Tbilis të Gjeorgjisë, pasi futbollistit kuqeblu Luan Jahja, të aktivizuar në pjesën e dytë nuk i korespondonin numrat e mbathjeve me fanelen.

E njëjta situatë shfaqet edhe në rastin e aktivizimit të Pergjonit si portjer, për të cilin në klubin rrogozhinas janë vënë në lëvizje. Ndër të tjera, në argumentet që shoqërojnë interpretimin e këtij rasti, është edhe ky: Në rast, se në ato minuta të aktivizimit në fund të takimit do të kishte ndonjë episod që mund të kërkonte ndëshkimin me karton të Pergjonit, në adrese të kujt do t’ia faturonte arbitri kartonin, të numrit 18-të në mbathje të Pergjonit, apo të numrit 97-të që mbante në shpinë me emrin e Bekajt?!?

E gjitha kjo, sipas specialistëve përkatës dhe bazuar në rregulloren sportive, Tirana rrezikon seriozisht humbjen e ndeshjes në tavolinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img