Wednesday, May 15, 2024

Abissnet Superiore/Partizani-Vllaznia, të premten, ora 16:00 në stadiumin e ri “Partizani” të kryeqytetit. Kuqeblutë me mungesa, por ka optimizëm për fitore

Lexo

Java e 16-të e kategorisë Abissnet Superiore, e cila shënon fillimin e aktivitetit zyrtar sportiv për futbollin shqiptar në vitin 2023, do të luhet në dy ditë. Ajo fillon ditën e premte me tre duelet e para, Bylis-Kukësi dhe Laçi-Tirana që luhen në të njëjtin orar, 13:00, dhe vijon më pas pas me çiftin tjetër të orës 16:00, Partizani-Vllaznia.

Ndërkohë, java e 16-të mbyllet me dy ndeshjet e ditës së shtunë, Egnatia-Erzeni, si dhe Teuta-Kastrioti. Sa i takon ndeshjes së Vllaznisë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa kanë ditë të tëra që përgatiten me intensitet për këtë ndeshje, e cila realisht është e një rëndësie të veçantë për to kur dihet që të kuqtë kryesojnë kampionatin me 7 pikë më pak sesa Vllaznia e vendit të katërt.

Për t’u theksuar është fakti, se ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e ri të Klubit Sportiv Partizani, e para për skuadrë kuqeblu në këtë mjedis të ri sportiv. Duke ditur që tapeti i stadiumit të Partizanit është me bar artificial, tekniku Josa ka zgjedhur që të gjitha seancat e kësaj jave t’i zhvillojë në fushën me bar artificial të “Reshit Rusit”.

Nga sa është parë, edhe për këtë ndeshje mungesat e disa prej titullarëve për arsye dëmtimi kanë qënë prezente. Këtu bëhet fjalë për malazezin Darko Bulatoviç dhe kosovari Liridon Latifi, por edhe për sulmuesin kroat Ante Aralica, për të cilat trajneri Josa ka marrë masat e duhura për ti zëvendësuar duke synuar vetëm rezultat pozitiv.

Në pritje të sfidës, Partizani-Vllaznia, kuqeblutë kanë në dispozicion edhe një seancë stërvitore që do ta zhvillojnë mesditen e së enjtes, dhe më pas do të nisen drejt kryeqytetit në pritje të sfidës zyrtare që do të nisë të premten në orën  16:00. Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë, që janë të interesuar për të ndjekur këtë ndeshje live në stadiumin “Partizani”, bëjmë me dije se çmimet e biletave variojnë nga 300 lekë në tribunën përballë, dhe 1000 lekë në tribunën qëndrore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img