Monday, April 29, 2024

(Video-Intervista) Boksieri, Xhulio Vrenozi, pjesë e Turneut Profesionist të 22 janarit në Shkodër. Talenti fierak ka edhe një duel shumë të rëndësishëm në fund të shkurtit në Kanada

Lexo

Xhulio Vrenozi është momentalisht ndër emrat më të spikatur të boksit shqiptar. Fieraku që ka fituar shumë tituj kampion në kampionatet e Shqipërisë, prej vitesh bokson në Itali, ku gjatë karrieres sportive në boksin profesionist ka regjistruar 18 fitore.

Me 25 shkurt, Federata Botërore e Boksit Profesionit, ka planifikuar një ndeshje shumë të rëndësishme për Vrenozin që do të zhvillohet në Kanada, duke pasur përballë një kundërshtar që është i 50-ti në renditje. Për t’u theksuar është se për tu përgatitur për ndeshjen e Kanadasë, fieraku Xhulio Vrenozi ka zgjedhur palestrën e boksit Vllaznia Shkodrës në asistencën e trajnerit të mirënjohur, Zef Gjoni. Ndaj, në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, falenderon klubin Vllaznia për mikpritjen dhe kushtet e krijuara për stërvitje.

Përpara se të udhëtojë drejt Kanadasë, Xhulio është planifikuar të boksojë edhe në ringun profesionist të Shkodrës me datë 22 janar. Ashtu si edhe kolegët e tjerë shkodranë, Senad Drini, Arjon Kaloshi dhe Nelson Hysa, Vrenozi premton t’i dhurojë sportdashëve shkodranë një ndeshje spaktakël shoqëruar me fitore.

(Video) Intervisten e plotë me boksierin profesionist, Xhulio Vrenozi, mund ta ndiqni të plotë në YOUTUBE, kanali Veriu Sport.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img