Wednesday, May 15, 2024

Abissnet Superiore-Sot 3 duelet e fundit të javës së tetë

Lexo

Superiorja diten e sotme vjen me 3 sfida mjaft te luftuara. Do te luhet ne Laç,Tirane dhe Durres,me sfidat qe do te luhen ne dy orare te ndryshme.

Fillimisht Laçi do te pres Skenderbeun per te bere mes tyre llogarite e javes se 8-te. Kurbinasit dhe korçaret kan dy pike diference dhe fitorja ne perballjen mes tyre do ti ngjise ne vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit.

Nderkohe ne “Arenen e Demave” do te perplasin “briret” Partizani dhe Kukesi ne oren 18:00. Demat vijne pas humbjes me Skenderbeun dhe ndaj verilindoreve kan detyrim vetem 3 piket. Nderkohe nga krahu tjeter Kukesi eshte “ringjallur” me Stavri Nicen,teksa ne 3 sfidat e fundit ka grumbulluar 7 pike.

Paralelisht me kete duel do te luhet edhe ne Durres,ku Teuta dhe Erzeni vihen perballe njëri-tjetrit ne “Niko Dovana”. Nje sfide direkte per tju larguar zones se ftohte te klasifikimit,teksa te dyja ekipet kan kuote te njejte pikesh,me nga 8-te,por “djemte e detit” kan dhe nje ndeshje me shume se shijakasit per te luajtur.

Kategoria e Pare do te mbylle diten e sotme javen e 7-te. Ne program jan dy duele mjaft interesante dhe te luftuara per tu zhvilluar,teksa ne fushe do te zbresin ekipe qe kerkojn kreun,“Play-Off” dhe qe luftojne per mbijetesen.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 8-të të Superiores

Pardje

Egnatia-Dinamo, 3-0

Dje

Vllaznia-Tirana, 0-1

Sot

Laçi-Skënderbeu, ora 14:00

Partizani-Kukësi, ora 18:00

Teuta-Erzeni, ora 18:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img