Monday, April 29, 2024

Emocione pa fund në sfidën e Vorës. Dopieta e shkodranit Rraboshta nuk mjafton për vendasit. Ballshiotët marrin tre pikë të çmuara, fitojnë 2 me 3

Lexo

Vora-Bylis  2-3

(Shënues: Raboshta 51′, 77 ‘/  Kamara 8′, Lajthia12′, Abazaj 83’)

Bylis koleksionoi fitoren e katert radhazi ne Kategorine e Pare teksa mposht ne transferte Voren me shifrat 2-3. Ndeshja nisi ne menyren me te mire te mundshme per ballshiotet qe shenuan dy gola te shpejte brenda 12 minutash me Kamara dhe Lajthia. Por ne fraksionin e dyte,vendasit reaguan dhe barazuan me ane te futbollistit Jasmin Raboshta qe shenoi dy gola.

Rezultati ishte i barabarte deri shtate minuta para fundit,teksa ne te 83-en shenoi Abazaj per Bylisin qe e ruajti me pas avantazhin dhe mori tre pike shume te vlefshme. Bylisi mbetet në vendin e pare me 19 pike ndersa Vora renditet ne vendin e katert me 12 pike.

Nderkohe,Flamurtari fitoi ne transferte ndaj Beses me shifrat 1-2. Vlonjatet shenuan nga nje gol per pjese teksa hapen llogarite e sfides me ane te shkodranit Pjeshka ne minuten e 33-te ndersa ne te 88-en shenoi edhe Beqja. Dy minuta më pas shenoi edhe Spahiu per kavajasit,por qe sherbeu sa per statistike. Pas ketij trepikeshi,Flamurtari ngjitet ne kuoten e 12 pikeve ne vend te peste ndersa Besa mbetet me kater pike ne vend te 11-te.

Ne ndeshjet e tjera,Apolonia fitoi ne “Loni Papuçiu” me shifrat 4-1 ndaj Tomorit. Fieraket e mbyllen ne barazim 1-1 pjesen e pare pas golave te Asllanaj dhe Beçka,por ne fraksionin e dyte,vendasit paten nje marsh me shume se kundershtari duke shenuar edhe tre here te tjera me ane te Maksutit dhe Repajt qe shenoi nje dygolesh.

Pas kesaj ndeshje Apolonia shkon ne kuoten e 14 pikeve ne vend te dyte ndersa Tomori mbetet me nente pike ne vend te gjashte. Sakaq ne ndeshjen tjeter Lushnja mposhti Luzi 2008 me rezultatin 2-1.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img