Ditën e sotme do të zhvillohen 3 takimet e tjera të javës së 26-të të Abissnet Superiore. Në orën 13:00 në fushë do të zbresin Laçi-Vllaznia dhe Egnatia-Teuta. Si kurbinasit ashtu edhe shkodranët prej javësh në kampionat nuk e njohin fitoren dhe do të synojnë të bëjnë autokritikën në Laç.
Gjithashtu edhe rrogozhinasit vijnë pas humbjes me Erzenin dhe synojnë fitoren për të mos rrezikuar vendin e 3-të në klasifikim. Durrsakët e Edi Martinit nuk u lejohen më hapa fals pas dy barazimeve radhazi, pasi ndodhen 3 pikë larg zonës së ftohtë.
Sfida e fundit do të luhet mes Partizanit dhe Kastriotit duke nisur që nga ora 16:00. Skuadra me objektiva të ndryshme vihen përballë njëra-tjetrës. Demat kërkojnë pikët për titullin, ndërsa krutanët për mbijetesën.
Fatos LAMAJ