Friday, March 29, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti

Lexo

Kategoria Superiore do te mbyll sot javen e 23-te me dy sfidat e fundit. Futboll do te luhet në dy qytetet më tradicionale shqiptare, ku ne kryeqytet,Tirana do te pres Teuten ndersa në Shkoder, Vllaznia perballet me Kastriotin. Te dyja ndeshjet do të luhen paralelisht në orën 17:00, ku duelet e forta dhe emocionet nuk kan sesi te mungojne.

Ne sfiden e “Air Albania”, Tirana kerkon të perfitoj nga humbja e Partizanit per te mar nje fitore me Teuten dhe te shkeputet plot 6 pikë nga te kuqte. Durrsaket duan te bejne te njejten gje, por per t’u shkeputur nga Kukesi dhe Bylis i vendeve te mbijeteses, si dhe per te hedhur hapin e madh drejt gares se kupave te Europes me Laçin dhe Erzenin qe jane shume prane.

Ne “Loro Borici” Vllaznia synon tre piket per te rimarr vendin e dyte dhe per te vazhduar presionin ndaj Tiranes ne krye. Kastrioti e ka trenin e fundit teksa nje tjeter humbje, do te ishte fatale per garen e mbijeteses.

TIRANA – TEUTA 17:00 “AIR ALBANIA”

VLLAZNIA – KASTRIOTI 17:00 “LORO BORIÇI”

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img