Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy ndeshjet e para të javës së 14-të: Erzeni-Tirana dhe Partizani-Dinamo

Lexo

Abissnet Superiore do të ngrejë ditën e sotme siparin e javës së 14-të. Tre ekipe nga kryeqyteti si Partizani,Dinamo dhe Tirana do të zbresin në fushë. Teksa iu bashkohet dhe ekipi i Erzenit.

Në orën 13:30 në stadiumin “Arena Egnatia”, Erzeni do të presë Tiranën. Në një ndeshje ku Tirana do të kërkojë 3 pikët për tu afruar me kreun, ndërsa shijakasit duan fitoren për tu larguar nga “zona e ftohtë”.

Në krahun tjetër në “Arena e Demave”,do të luhet derbi. Partizani do të presë Dinamon në sfidën që do të startojë në orën 17:00. Të kuqtë kanë shansin e artë për të marrë 3 pikët dhe për të dalë të vetëm në krye të tabelës,ndërsa Dinamo lufton për “Final Four”.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 14-të Abissnet Superiore

Sot, e hënë 27 Nëntor

Erzeni-Tirana, ora 13:30

Partizani-Dianamo, ora 17:00

Nesër, e martë 28 Nëntor

Kukësi-Skënderbeu, ora 13:30

Laçi-Egnatia, ora 13:30

Teuta-Vllaznia, ora 16:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img